Përqafimet janë forma më e bukur dhe më e shëndetshme e komunikimit

Përqafimet janë forma më e bukur dhe më e shëndetshme e komunikimit

Përqafimi është një mënyrë përmes së cilës shprehet dashuria, frika, admirimi, pikëllimi, kënaqësia, lumturia dhe është mënyrë për t’u lidhur më thellë me një qenie tjetër njerëzore dhe për të treguar mëshirë, kujdes dhe komfort.

Virginia Satir, një terapiste e njohur familjare, thotë se neve na nevojiten 4 përqafime në ditë për të mbijetuar, 8 për mirëmbajtje dhe 12 përqafime në ditë për t’u rritur e pjekur, transmeton Telegrafi.

Përqafimet janë vitale për shëndetin dhe mirëqenien tonë, madje edhe shkenca e ka konfirmuar këtë.

Duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa arsye se përse është mirë të pranoni dhe dhuroni sa më shumë përqafime që mundeni në ditë:

– Përqafimet e forcojnë sistemin e imunitetit

– Përqafimet e ndihmojnë dikë që është duke vuajtur, ia lehtëson dhimbjet dhe i ndihmon ta tejkalojë torturën emocionale

– Përqafimi i zvogëlon nivelet e stresit

– Përqafimi i relakson muskujt, e lehtëson dhimbjen, etj.

– Përqafimet e zvogëlojnë frikën dhe ankthin

– Përqafimet e rrisin disponimin dhe nivelet e hormonit të dashurisë – oksitoksinës.

Këto janë vetëm disa prej përfitimeve të shumta që i sjell përqafimi. Prandaj, filloni t’i shijoni përqafimet më shumë se asnjëherë më parë, pasi që janë mënyra më e thjeshtë dhe më e ngrohtë për t’u ndjerë të lumtur, për t’u lidhur me njerëzit dhe për t’i shprehur emocionet e vërteta. /Telegrafi/

TAGS