Përse na dhemb aq shumë kur pritemi me letër?

Prerjet nga letra në të vërtetë janë më të këqija seç duken!

Mos u brengosni, nuk janë të rrezikshme për jetën, mirëpo e vërteta është që prerjet të cilat letra i bën nuk janë të pastra, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, me letër më së shpeshti pritemi në majë të gishtave, në vendin ku gjendet numër i madh i përfundimeve nervore, e kjo vërtet dhemb.

“Prerja me letër nuk është e pastër ashtu siç duket. Skajet e letrës duken shumë të rrafshëta dhe të mprehta, mirëpo në të vërtet janë paksa me dhëmbëz, edhe pse këtë nuk e shohim me sy”, thotë Faris Jaber, nga Shoqata Amerikane e Shkencave.

Pra, letra në të vërtet pret lëkurën më shumë si sharrë e vogël, seç e pret rrafsh thika e mprehtë.

Në atë prerje të vogël mbeten grimca letre, të cilat irritojnë edhe më shumë plagën.

Fatmirësisht, prerjet kryesisht janë të cekëta, andaj nuk rrjedhin shumë gjak. /Telegrafi/

TAGS