15 Tetor 2018 / 16:39
Rreth 2550 persona në vend kanë probleme me të pamurit me dëmtim prej rreth 90%. Një ndër këta persona është edhe Suara Davishan, i cili thotë se atij dhe të tjerëve si ai u mungojnë kushtet elementare, një ndër to është edhe lëvizja nëpër rrugë.
Për personat me probleme në të pamurit është më e rëndë qasja deri tek stacionet e autobusëve. Vendin ku presim autobus e përdorin çiklistët. Ne nuk shohim nga shkojmë ndërsa ata zihen me ne. Dua që të apeloj deri tek qeveria që të rregullohet kjo çështje”- u shpreh Suara Davishan, Organizata e të verbërve Ndryshojmë Maqedoninë.
Në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë, simbolit të të verbërve, në Shkollën për fëmijë me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” u mbollën pemë të ndryshme.
Në Shkollën tonë mësojnë 40 nxënës. Ne punojmë vazhdimisht në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe kualitetit të mësimit dhe kemi realizuar disa projekte”- theksoi Goranço Jakimov -Drejtori i shkollës për persona me aftësi të kufizuara “Dimitar Vllahov”.
Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 300 deri 500 milion njerëz në nivel botëror kanë shikim të dobësuar, ndërsa 5 milion janë totalisht të verbër.
Elmedina Aliji