Personat me handikap, pa kushte për të lëvizur lirshëm

Personat me handikap, pa kushte për të lëvizur lirshëm

Unë dua nesër të thirrem në ligj. Nuk dua mëshirë…

Kjo është një ndër kërkesat e personave me handikap. Përveç pakënaqësive që i shprehin në aspektin social, këto persona ballafaqimin më të madh e kanë infrastrukturën, pa të cilën nuk mund të qarkullojnë të lirë.

Aktualisht, korsi rrallë të gjesh, për mua konkretisht ja do të duhet të lëviz nëpër rrugë, këtu ku lëvizin edhe automjetet. Ja mund ta shikojë edhe operatori se si është trotuari. Është keq, edhe atje ku ka diku vendkalim të posaçëm, që të arrish deri tek vend kalimi, trotuari është tejet i lartë. Nuk është i lakuar që të mundesh vetë me karrocën”-tha Brankica Dimitrovska, “Polio Plus”.

Vendkalimet e posaçme, ndonjëherë janë edhe të rrezikshme.

Ka disa kalime të cilat i bëjnë ashtu vetëm sipërfaqësisht, me trotuare të lartë, unë me asistentin tim personal do të vriteshim të dy në një vendkalim të posaçëm i cili ishte shumë i pjerrët, jo në bazë të standardeve me të cilat tregohet në çfarë niveli duhet të jetë një vendkalim i posaçëm”-theksoi Brankica Dimitrovska, “Polio Plus”.

Problem tjetër për personat me handikap është edhe parkimi i pandërgjegjshëm i veturave nëpër trotuare, por edhe vendet e parkimit të caktuara për personat me handikap, por të cilët shpesh herë zaptohen nga vozitës tjerë.

Ishte e rrallë që sot të futem në atë parking, gjysma e të cilit ishte i uzurpuar. Shpesh ndodh në parkingje të shënuara para komunave, nga vetë të punësuarit në komunë uzurpohen”-theksoi Brankica Dimitrovska, “Polio Plus”.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se vazhdimisht punojnë për përmirësimin e kushteve nëpër Institucione, trotuare dhe shkolla ku do të vendosen edhe ashensorë.

Për vitin 2019 buxheti i përgjithshëm i sektorit për punë sociale është diku 104 milion denarë dhe është 25 për qind në rritje në krahasim me vitin e kaluar. Që tregon vullnetin e Qytetit që të përmirësohen kushtet në këtë aspekt”-pohoi Valon Salihu, Qyteti i Shkupit.

Personat me nevoja të posaçme, shpresojnë që Ministria e Punës dhe Politikës sociale, do ti marrë parasysh kërkesat e personave me handikap, në propozim ligjin e ri, i cili për momentin është procedurë parlamentare.

Mefail Ismaili

Loading…

TAGS