Personat që heqin dorë nga duhani janë më të rrezikuar nga depresioni

Personat që heqin dorë nga duhani janë më të rrezikuar nga depresioni

Një studim i fundit, ka përdorur informacione të National Survey on Drug Use and Health, dhe ka ardhur në përfundim se njerëzit, të cilët heqin dorë nga përdorimi i cigares janë më të rrezikuar nga depresioni si dhe kanë tendencë të zhvillojnë ndonjë zakon tjetër të dëmshëm.

Tanimë dihet se konsumimi i duhanit është shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Nikotina, që është përbërësi kryesor i duhanit është një faktor i rrezikshëm, i cili krijon varësi dhe krahasohet me kokainën dhe heroinën.

Studimi i fundit ka sugjeruar, që njerëzit të cilët heqin dorë nga përdorimi i cigares janë më të prirë të zhvillojnë depresionin ose të zhvillojnë ndonjë varësi tjetër siç është kanabisi apo alkooli.

Gjatë studimit të bërë, niveli i depresioni tek njerëzit që e kanë lënë duhanin është rritur për 4.88%. Gjatë periudhës së njëjtë, numri i personave që kanë filluar alkoolin është rritur nga 17.22 në 22.33%. Gjithashtu përdorimi i kanabisit u dyfishua nga 5.35% në 10.09%. /Gazeta Express

TAGS