Peru – Kili, fitore me rezultat që nuk e kishte pritur askush

Peru – Kili, fitore me rezultat që nuk e kishte pritur askush

08:17 |

Peru ka fituar bindshëm ndaj Kilit me rezultat 3:0 në gjysmëfinalen e dytë të Copa America.

Peru ka mposhtur Kilin me rezultat të thellë 3:0 duke u kualifikuar në finalen e Copa America.

Edison Flores dhe Yoshimar Yotun realizuan në pjesën e parë për epërsinë e dyfishtë të Perusë, transmeton lajmi.net.

Kurse, rezultatin përfundimtar e vulosi Jose Paolo Guerrero me golin e tij në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Eduardo Vargas humbi një penallti për Kilin por nuk kishte dyshime në lidhje me finalistin e dytë të Copa America.

Peru në finale do të takohet me Brazilin. /Lajmi.net/

[embedded content]

autor: Lajmi.net

08:17 |

TAGS