Përvjetori i parë i martesës, dedikimi i veçantë i Jonida Vokshit për partnerin  

Përvjetori i parë i martesës, dedikimi i veçantë i Jonida Vokshit për partnerin  

Moderatorja simpatike, Jonida Vokshi dhe regjisori Besnik Krapin, një vit më parë kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre, duke i dhënë fund beqarisë. Katër muaj më pas, ata dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bëheshin prindër për herë të parë.



E në përvjetorin e parë, Jonida ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të bukura bashkëshortit të saj.

“Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë, në një dasmë, që rezultoi të ishte e imja. Faleminderit miq që na e keni bërë këtë ditë të paharruar! Paçim edhe 100 përvjetore bashkë zemër!”,- ka shkruar Jonida, ndërsa ka pastuar dhe disa foto të ceremonisë së dasmës.

TAGS