Pesë destinacionet e Gareth Bale

Pesë destinacionet e Gareth Bale

Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.

Gjitha rrugët çojnë në largimin e Gareth Bale nga Real Madrid në fund të sezonit, dhe shtypi anglez ka filluar të spekulojë të ardhmen e lojtarit, me pesë destinacione të mundshme.

31 vjeçari nuk e ka më besimin e trajnerit Zinedine Zidane, i cili nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ri.

Pretendimet e Real Madrid për të transferuar Eden Hazard nga Chelsea, i kanë hapur rrugë largimin të Bale.

Janë pesë destinacione kur Bale mund të vazhdojë karrierën.

Njëri prej tyre është edhe rikthimi te Tottenham Hotspur, nga e cila skuadër edhe u transferua te Real Madrid, përcjell ‘lajmi.net’.

Por, si alternativa për të ardhmen e Bale janë edhe Manchester United, Chelsea, Inter dhe Bayern Munich.

Bale te Real Madrid është transferuar në vitin 2013 për 100 milionë euro./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS