Pesë gabimet e Valverdes, që i kushtuan me eliminim Barcelonës

Pesë gabimet e Valverdes, që i kushtuan me eliminim Barcelonës
15:01 | 8 Maj 2019

‘Gishti i fajësimit’ është gjithmonë i drejtuar tek një person në humbje të tilla dhe në këtë kohë është Ernesto Valverde, pas kapitullimit të Barcelonës në ‘Anfield’.

Përfshirë paraqitjet individuale të dobëta nga Jordi Alba, Marc-Andre Ter Stegen, Luis Suarez dhe Philippe Coutinho – edhe trajneri bëri disa gabime kruciale.

Barcës i duhej vetëm shënimi i një goli, që më pas ta kontrollonte ndeshjen pa presion, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, më poshtë mund të lexoni pesë gabimet e trajnerit Ernesto Valverde në ndeshjen e dytë, të publikuara nga e përditshmja spanjolle Marca:

1. Formacioni i njëjtë si në ndeshjen e pare
2. Coutinho nuk e meritoi të ishte në formacion për shkak të përformancave të dobëta
3. Zëvëndësimet nuk sollën asgjë
4. Mospërballimi i presionit, Arthur duhet të futej qysh në pjesën e dytë
5. Zëvëndësimet gjithmonë të njëjta… dhe të gabuara /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS