Pesë persona lëndohen në një aksident trafiku në Dollc të Klinës

Pesë persona lëndohen në një aksident trafiku në Dollc të Klinës

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Komunës së Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur në fshatin Dollc. Të lënduar janë katër vajza dhe një djalë. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës”, tha Ibra për Telegrafin.

Ai shtoi se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes, dhe se detajet tjera rreth rastit do të bëhen publike më vonë./Telegrafi/

TAGS