Pesë të lënduar në përleshjen e djeshme mes tifozëve të Vardarit dhe Makedonia Gjorçe Petrov

Pesë të lënduar në përleshjen e djeshme mes tifozëve të Vardarit dhe Makedonia Gjorçe Petrov

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. pesë persona nga mosha 19 deri në moshën 65 vjeçe, të gjithë nga Shkupi janë arrestuar për shkak të zënkës pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në bulevardin ‘ASNOM’ në afërsi të stadiumi ‘Petar Milloshevski’.

Gjatë përleshjes fizike lëndime kanë marrë disa persona, ndërsa një person ka marrë lëndim nga një mjet i mprehtë në dorën e majtë.

Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/