Pesë të vdekur si pasojë e përplasjes së dy hidroavionëve

Pesë të vdekur si pasojë e përplasjes së dy hidroavionëve

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së dy hidroavionëve në Alaska të SHBA-ve.

Sipas mediumeve të vendit, avionët po transportonin pasagjerë të një anijeje turistike.

Në mesin e të vdekurve janë raportuar katër udhëtarë dhe piloti, kurse dhjetë të tjerë kanë ngelur të lënduar, ndërkohë që një person mbetet i zhdukur.

Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë.