Pesë të vrarë brenda dy javësh në Shqipëri

Vrasja e çiftit Mata në Tiranë nga ish-dhëndri i cili më pas vrau edhe veten, e çon bilancin e të vrarëve nga krimi në 5, e kjo brenda 2 javëve.

Në ditën e dytë të vitit të ri në qytetin e Ballshit, burri vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje.

Gazment Musta 34-vjeç refuzoi kërkesën e gruas për të shkuar te prindërit e saj me rastin e Vitit të Ri dhe gjatë debatit i dehur i qëlloi me thikë gruan dhe kunatën duke i lënë të vdekur në vend, ngjarja u shënua në sy të dy fëmijëve të mitur.

Në ditën e parë të këtij viti një krim në familje i mori jetën një vajze shqiptare 29-vjeç në Greqi. Pas grindjes në familje, babai vrau vajzën e tij dhe e groposi në oborrin e banesës, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan.

TAGS