Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Emery te Arsenal

Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Emery te Arsenal
11:59 | 29 Nentor 2019

Arsenal ka vendosur të ndajë rrugët me Unai Emery, pas humbjes së fundit kundër Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës.

Një krizë e thellë e rezultateve në ndeshjet e fundit, kanë bërë që Emery të humbas punën si trajner i Arsenalit.

Arsenal ka njoftuar se skuadrën përkohësisht do ta drejtojë Freddie Ljungberg, deri në gjetjen e një trajneri të ri.

Janë disa emra që janë duke u përmendur si pasues të Emery te Arsenal.

Daily Mail raporton se Nuno Espirito Santo, Mikel Arteta, Massimiliano Allegri, Eddie Howe dhe Mauricio Pochettino, në në listën e dëshirave të Arsenal./Lajmi.net/

TAGS