Alsat 2020-05-30T15:47:42+02:00
Pesë pacientë kanë ndërruar jetë nga Virusi Korona gjatë 24 orëve të fundit në vend. 4 të vdekurit janë nga Shkupi dhe njëri nga Struga. Në Klinikën Infektive pushoi së marri frymë 69 vjeçari, ku ishte në kurim prej 15 ditësh. Në Spitalin “8 Shtatori” betejën me CoVid-19 e humbën 70 vjeçi nga Struga, po aq vjet kishte edhe pacienti tjetër nga Shkupi si dhe viktima katër 47 vjeçari po ashtu nga Shkupi.
Në raportin e sotshëm të ISHP-së u evidentua edhe foshnja nga Shkupi, e cila me kërkesë të prindërve me aeroplan është transportuar në Zvicër, ku edhe ka ndërruar jetë. Foshnja ishte e hospitalizuar në Klinikën për fëmijë në Shkup, ku ishte diagnostikuar pozitiv me CoVis-19 – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Numri i të vdekurve aktualisht është 131. Nga 1120 testet e bëra sot u diagnostikuan 35 raste të reja. Prej tyre 22 nga Shkupi, 6 nga Tetova, 4 nga Kumanova dhe nga 1 prej Struge Gostivari dhe Shtipi.
Ndërkaq, në Tetovë u vetë izoluan 75 persona si kontakte direkte nga 6 të infektuarit e sotshëm atje.
Nga ISHP thonë se lehtësimi i masave restriktive rriti numrin e të infektuare. Kreu i Instituti Shaban Memeti luti qytetarët që tri parime mos t’i neglizhojnë: maskat, distancën dhe higjienën personale.
Të gjithë qytetarët, të cilët kanë pasur kontakte me rastet pozitive të CoVid-19 dhe ata që do tu bëhen anketat nga epidemiologët të jenë korrekt e të tregojnë të vërtetën, pasi kjo do të na ndihmoj nga shpërndarja e virusit, por edhe nga kujdesi që ata duhet të kenë në raport me njerëzit më të afërt të familjes dhe njerëzve tjerë të kontaktit – tha Shaban Memeti, Drejtor i ISHP-së.
Prej 487 testeve nga skriningu të bëra në çerdhet e Shkupit, Kumanovës, Manastirit dhe Tetovës, u identifikua 1 person pozitiv në një çerdhe në Tetovë. Deri më tani u bënë mbi 28800 testime. Nga 3502 teste e skriningut u identifikuan 6 raste pozitive. Sot u shëruan 19 pacientë në gjithsej 1535, ndërsa u arritën 498 raste aktive. Që nga fillimi i epidemisë, CoVid-19 infektoi 2164 shtetas.
Adnan Qaili