Pështyu gjyqtarin, dy ndeshje dënim për Edin Dzekon

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko ka marr dënim prej dy ndeshjes dhe 10,000 euro.

Lojtari ka marr kartonë të kuq për sjelljen e tij të keq kundër Fiorentinës të mërkurën.

Faqja zyrtare në Twitter e Romës e konfirmoi se Dzeko është dënuar për ‘përdorimin e gjuhës ofenduese dhe për protestë ndaj vendimit të gjyqtari’ në ndeshjen që u mbyll me humbjen 7-1 të Giallorossëve.

Edin Dzeko . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Dënimi vlen vetëm për ndeshjet e Kupës.

Ai është e lirë të luajë ndaj Milanit në Serie A këtë të diel, pasi dënimi është marr në një garë të ndryshme.

Një video që ishte shfaqur shihej se si boshnjaku e ka pështyrë gjyqtarin Gianluca Manganiello, por kjo nuk u mor si argument për ta rritur dënimin.

Roma. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma nuk po kalon formë të mirë as në kampionat. /Telegrafi/   

TAGS