S A 2019-04-02T15:31:16+02:00
Vizita e parë e një kryeministri grek në Maqedoninë e Veriut, sipas ekspertëve, do të hap një dimension të ri në intensifikimin e bashkëpunimeve ekonomike me fqinjin jugor. Profesori Marijan Petrevski, tha se Greqia është partneri i dytë më i madh tregtar i vendit, duke qenë prezentë në planin ekonomik që nga vitet e 90-ta, me investimet në fushën e energjetikës, derivateve të naftës dhe në sistemin bankar. Ndërkaq, ekspertët politik thonë se pas Marrëveshjes së Prespës me këto raporte ndërshtetërore do të zbuten edhe marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve.
Në situatën momentale me zgjidhjen e çështjes së emrit, do të nënkuptoj vetëm shtrirje në atë aspekt të mundësive për bashkëpunim ekonomik. Duke pasur parasysh se problemi kryesor që ishte më nuk ekziston dhe nuk do t’i pengoj raportet ekonomike ndërmjet dy vendeve. Siç e shohim këtë vizitë të sotme të kryeministrit grek, praktikisht sjell një potencial të madh ekonomik për shkak se ai erdhi me numër të madh ministrash, të cilët dominojnë nga sfera ekonomisë. – theksoi Marijan Petrevski, Analist ekonomik
Vlerësoj se kjo është një ditë historike sepse pas 30 vjetësh del në pah një ‘dashuri e fshehur’. Të gjithë ne kemi shkuar në det në Greqi, i bie që kemi qenë si në oborrin tonë. Kjo do të thotë që nëse për të gjithë ato vite kemi qenë të mirëpritur atje, pas së gjithash. Rendi është që edhe ne t’i mirëpresim, duke dëshmuar se jemi një popull miqësor dhe se dimë të vlerësojmë aspektet pozitive, dimë të shtrijmë dorën e bashkëpunimit. Mendoj që kjo ditë duhet të merret si ditë historike.” – tha Agim Jonuz, Analist politik
Alsat
Loading…