“Ping-pong” mes Mozzik dhe Loredanës, reperi ka një kundërpërgjigjie për ish-partneren

“Ping-pong” mes Mozzik dhe Loredanës, reperi ka një kundërpërgjigjie për ish-partneren

Atëherë kur mendohej se Loredana dhe Mozzik kishin një marrëdhënie të mirë pas ndarjes, mes tyre ka plasur sherri.





Ditën e djeshme Mozzik reagoi ashpër  pas intervistës së Loredana Zefit në emisionin “NIN”, ku foli për arsyet e ndarjes së tyre. Mozzik u shpreh se Loredana gënjen dhe se po përdor vajzën e tyre për t’u viktimizuar. Sipas tij fajin për ndarjen e ka Loredana.

Sot Loredana ia ktheu përgjigjen Mozzikut duke postuar një fjalim të Oprah Ëinfrey e cila fliste për njerëzit që nuk i gëzohen sukseseve të të tjerëve.

Pas këtij postimi Mozzik reagoi duke publikuar një foto nga dushi e duke thumbuar Loredanën. “E dashur nuk u përgjigja dot se po bëja një dush”, shkruan reperi duke treguar se nuk i intereson më ç’thotë ish-partnerja.

TAGS