Pique: “Anfield Road”, një makth që nuk harrohet lehtë

Pique: “Anfield Road”, një makth që nuk harrohet lehtë
10:08 | 24 Maj 2019

Gerard Pique është rikthyer të flas për humbjen 4:0 të Barcelonës nga Liverpool në ‘Anfield Road’.

Barcelona ka qenë viktimë e një nga përmbysjet më të mëdha që ka përjetuar futbolli viteve të fundit, duke u mundur 4:0 nga Liverpool në ndeshjen e kthimit gjymësfinale.

Për mbrojtësin Pique, kjo humbje në Anfield është një makth për Barcelonën, që do të zgjasë për një kohë të gjatë.

“Kur diçka si ajo ndodh, tregon se gjithçka ka shkuar gabim”, ka deklaruar Pique, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë mendoj se në një nivel mendor, disa njerëz janë të prekur nga ajo që ka ndodhur në Romë, sepse po ndodh shpesh kohëve të fundit”.

“Sigurisht që ishte një bllok mendor, por futbolli gjithashtu mungonte. Ai mungoi në gjithçka”.

“Ata luajtën me nivel të lartë intensivë, Anfield po ashtu luajti rolin e tij. Ne nuk ishim në gjendje të reagonim”.

“Ka qenë e vështirë të ngrihesh emocionalisht shkaku se ditët kalonin dhe nuk harrohej disfata. Ka qenë një makth që do të zgjasë për një kohë. Por duhet shikuar përpara”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS