Pique: Rekordi i Barcelonës në Copa del Rey nuk mund të përsëritet nga askush

Gerard Pique nuk beson se rekordi i Barcelonës për gjashtë finale radhazi të Copa del Rey do të përsëritet pas triumfit të tyre në El Clasico mbi rivalët e urryer të Real Madrid.

Barcelona u bë skuadra e parë që arriti gjashtë finale radhazi në Copa del Rey pas fitores 3-0 ndaj Madridit në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez nënshkroi fitoren e së mërkurës dhe një triumf të përgjithshëm prej 4-1 për kampionët e La Ligës.

Lexo po ashtu:

Mbrojtësi i Barçës, Pique, luajti një ndeshje të mirë, ndërsa pas saj ai u ka thënë gazetarëve se skuadra e tij ka arritur diçka që askush tjetër nuk do të mund ta arrij.

“Arritëm finalen e gjashtë radhazi … Nuk mendoj se ajo që kemi arritur është diçka që do të ndodhë përsëri në Copa del Rey”, ka thënë fillimisht Pique.

Suarezi ishte lojtari i ndeshjes në fitoren e Barcelonës (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi fituar shumë në vitet e fundit, por duam ta fitojmë atë përsëri, është e veçantë të kualifikohesh për një finale”.

“Në të vërtetë ka qenë më shumë e zakonshme sesa çdo gjë tjetër, duke i quar gjërat në vend kundër Levantes dhe Sevillës dhe pastaj tani ndaj Realit”.

Lexo po ashtu:

“Ishte një fitore e rëndësishme, Madridi ishte më i mirë në pjesën e parë, por ne shfrytëzuam hapësirat në pjesën e dytë për të fituar ndeshjen dhe kualifikimin”.

“Fitorja këtu dhe arritja në finale është gjithmonë një shkak për lumturi”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/

TAGS