Pirlo me fitore debutoi si trajner i Juventusit

Pirlo me fitore debutoi si trajner i Juventusit

Torino, 21 shtator 2020 (MEDIAL) – Andrea Pirlo ka pasur debi të suksesshëm në funksionin e trajnerit të Juventusit, pasi mbrëmë “Zonja e Vjetër” si vendase e mundi Sampdorinë në kuadër të xhiros së parë në Serie A.

Golat i shënuan mesfushori Dejan Kulushevski, mbrojtësi Leonardo Bonuçi dhe sulmuesi Kristiano Ronaldo.

Me këtë rast, portugezi shënon gol në 19 sezone me radhë. Paraprakisht, Ronaldo ka shënuar gola si lojtar i Sportingut, Mançester Junajtedit dhe Real Madridit. bsh/