Pishinat nuk i kontrolloi askush për cilësinë e ujit

Pishinat nuk i kontrolloi askush për cilësinë e ujit

Pishinat në regjinonin e Prishtinës sivjet janë hapur pa pasur inspektim nga shteti.

Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka për detyrë ta bëjë këtë për t`u siguruar nëse cilësia e ujit dhe siguria në pishina është në nivel.

Por AUV nuk ka kryer inspektimin para se pishinat të hapeshin për sezonën e verës. Fillimisht nga kjo agjenci thanë se për këtë vit nuk e kryejnë inspektimin pasi ka kaluar në përgjegjësi të komunës.

Por pas insitimit të Insajderit që kjo agjenci të ofrojë ndonjë dokument se prej kur ajo nuk e ka ma obligim ta kryej inspektimin agjencioni pranoi përgjegjësinë dhe siguroi që ka dërguar inspetorët në terren.

Zëdhënësi Lamir Thaçi disa ditë pasi e konfirmoi se inspektorët kanë dal në terrentha se se kanë inspektuar disa regjione.

“Pas aksionit që kemi zhvilluar thuajse në të gjitha regjionet në nivel vendi mund të konkludojmë se niveli i përgjithshëm është i mirë. Sigurisht në të gjitha vendet ku janë gjetur parregullsi janë evidentuar ato dhe janë dhen si vërejtje për plotësim ne afatet e parapara ligjore”.

Pronarët e pishinave në vend janë të obliguar që të kontaktojnë Institutin e Shëndetit Publik për të bërë matjen e cilësisë së ujit.

Mirlinda Sopi Krasniqi tha se pishina e Gërmisë ka bërë përgatitjet e duhura.

“Në pishinën e Gërmisë siguria është primare sepse cilësia e ujit është primare e ka tregu ndër vite edhe sivjet është njëjtëm ne çdo vit kontratojmë  njerëz të cilën pajisin pishinën me kemikale të cilat i kemi të testuara thuajse çdo javë nga Institute Kombëtar i Shëndetit Publik, do të thotë siguria është primare në pishinën e Gërmisë”.

Moskontrollimi i ujit të pishinave mund të shkaktoj probleme shëndetësore te vizitorët, Ergyl Binca mjeku nga Insituti tha për Insajderin se rreziqet më të mëdha janë infeksionet në lëkurë.

“Rreziqet mujnë me qenë dmth prej atyne ma të thjeshta p.sh  që janë disa infeksione lëkurore ma të lehta deri te ato infeksionet të përshembull të synit, veshit pjesëve të ndryshme ku bakteria mund të jetë ndonjë patologji te njeriu po mund të shkon edhe te diarrejat dmth të kemi edhe të kemi probleme ma të mëdhaja”.

Pavarësisht se a ka inspektim të pishinave nga shteti viztorët vazhdojnë që ditëve të nxehta të frekuentojnë pishinat.