Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve

Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve

Sigurisht që në këto ditë të nxehta,  pishinat janë një mënyrë e mirë për t’i përballuar temperaturat e larta.

Mirëpo sipas  një raporti, kriza e një infeksioni të shkaktuar nga parazitët që jetojnë në pishina është rritur për 13% këtë vit. Në këtë raport thuhet se një lloj i parazitëve dhe baktereve, që zakonisht sulmon sistemin tretës dhe që gjendet në pishina dhe ambiente me ujë ka prekur  27.219 persona dhe ka shkaktuar tetë vdekje.

Vitin e kaluar, përafërsisht 50 persona që i janë ekspozuar një pishine publike janë infektuar nga sasia e tepërt e klorit në ujë.

Në mesin e këtyre pesonave të infektuar gjatë këtij viti, 58 % prej tyre jnë infektuar si pasojë e një bakteri të quajtur Cryptosporidium, i cili zakonisht sulmon sistemin tretës, përkatësisht zorrët. Ky lloj bakteri është rezistent ndaj klorit, kështu që eliminimi i saj nga uji i pishinave është gati i pamundur. Disa nga simptomat e infeksionit nga ky lloj bakteri janë: diarrea, marramendje, vjellje dhe gazra në stomak. 

Çdo vit 15% e sëmundjeve që kanë këto simptoma shkaktohet nga ky lloj bakteri.

Një pishinë e pastër nuk ka aromë!

Kur hyni në një pishinë publike, aroma që në shumicën e pishinave është, nuk është shenjë e pastërtisë, në fakt është e kundërta.  “Pishinat, të cilat janë të pastra nuk kanë aromë të rëndë. Kur sasia e klorit kombinohet me urinë, yndyrna të trupit dhe papastërti të tjera atëherë prodhohet një numër i madh i baktereve, që e shkaktojnë këtë aromë të keqe”, tha Mary Ostroëski, drejtor i American Chemistry Council.

Si t’i parandaloni infeksionet e shkaktuara nga pishinat?

Disa nga metodat me anë të së cilave ju mund të parandaloni këto infeksione janë:

Mos hyni në pishinë nëse vuani nga diarrhea,

Përdorni teste që detektojnë pH-në dhe nivelin e klorit në ujë

Pastroni trupin tuaj përpara se të hyni në pishinë

Mos e kaloni ujin në gojë

Gazeta Express

TAGS