Pjanic humb derbin me Torinon

Pjanic humb derbin me Torinon
16:46 | 31 Tetor 2019

Mesfushori Miralem Pjanic nuk do të rrezikohet në derbin kundër Torinos, kurse lajm i mirë është rikthimi në stërvitje i Gonzalo Higuain.

Të dy lojtarët pësuan lëndime kundër Lecces, dhe munguan kundër Genoas në mesjavë.

Pjanic është ende i lënduar nga një problem i muskujve në kofshën e tij dhe nuk do të rrezikohet në ‘Derby della Mole’.

Lajmi mirë për Juventusin është rikthimi i Gonzalo Higuain.

Tuttosport raporton se argjentinasi do të jetë në dispozicion të luajë në ‘Stadio Olimpico’ në Torino./Lajmi.net/

TAGS