Plaçkitet shtëpia e Milinkovic-Savic gjatë ndeshjes Lazio – Juventus

Plaçkitet shtëpia e Milinkovic-Savic gjatë ndeshjes Lazio – Juventus
13:02 | 10 Dhjetor 2019

Sergej Milinkovic-Savic është plaçkitur gjatë ndeshjes Lazio – Juventus.

Derisa Sergej Milinkovic-Savic ishte duke luajtur kundër Juventusit në Stadio Olimpico, tre hajdutë kanë thyer shtëpinë e tij në Formello duke vjedhur gjëra të çmueshme me vlerë prej mbi 100 mijë euro.

Lazio të shtunën arriti të fitojë kundër Juventusit me rezultat 3:1 në duelin e xhiros së 15-të në Serie A.

Derisa “Biancocelesti” ishin duke festuar përmbysjen e madhe ndaj kampionit të Italisë, tre hajdutë kanë thyer shtëpinë e reprezentuesit serb, ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Il Mattino”, transmeton lajmi.net.

Savicit i është vjedhur një orë Rolez dhe një tjetër Hublot, gjëra të tjera të çmueshme me vlerë të përgjithshme prej mbi 100 mijë euro.

Mesfushori i Lazios vërejti plaçkitjen pas rikthimit në shtëpi nga ndeshja kundër Juventusit. /Lajmi.net/

TAGS