Një banore 47-vjeçare e Tetovës, mbrëmë rreth orës 21:30 ka denoncuar në polici, se disa persona të armatosur kishin kryer sulm dhe vjedhje në shtëpinë e saj.
“Në SPB Tetovë është denoncuar se disa persona të panjohur me sulm fizik ndaj gruas 47-vjeçare nga Tetova dhe me kërcënim me armë kanë hyrë në shtëpinë e saj në rr. “Marshall Tito”, ku ishte me të bijën. Ata morën para, një telefon dhe stoli ari. Po merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, kumtoi SPB Tetovë.
Pas konsultimit me Prokurorin publik, një ekip nga SPB Tetovë ka kryer ekspertizë në banesë.