Plagoset një person në Prishtinë, autori po kërkohet nga policia

Plagoset një person në Prishtinë, autori po kërkohet nga policia

Një person është plagosur sonte me armë zjarri në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se njësitë policore sapo kanë marrë informatën, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth ores 19:00 kemi marrë informatën se në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”,

Sipas informacioneve që ka siguruar Policia e Kosovës, personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Kurse, personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga ana e policisë. /Telegrafi/

TAGS