Plagosi me armë zjarri 31-vjeçarin në Peqin, zbardhet identiteti i autorit (Emri)

Plagosi me armë zjarri 31-vjeçarin në Peqin, zbardhet identiteti i autorit (Emri)
Tash esht Koha

Autori i plagosjes me armë zjarri në Peqin mësohet se është shtetasi Adriatik Mezjan, person me precedentë penale. Po ashtu mësohet se para disa muajsh autori ka qenë objektiv i një atentati me armë zjarri, por ka shpëtuar.



Ndërkaq, burimet pohuan se i riu i plagosur është një emër i njohur për policinë. Ai është dhëndri i Tan Kateshit, të dënuar me burg përjetë, një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh. Babai i të plagosurit punon si elektricist në bashki.
 

Tash esht Koha