Plagosje në Prishtinë, policia arreston katër persona

Plagosje në Prishtinë, policia arreston katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00, ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit për media menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit).

Lexo po ashtu:

“M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole). Personat e arrestuar janë Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, L. K mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Xh. B mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt A.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:

Sipas Policisë hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast./Telegrafi/

TAGS