Plani i Juventusit për të rikthyer Pogban

Plani i Juventusit për të rikthyer Pogban
11:13 | 23 Korrik 2019

Juventus e shohin të mundshme mundësinë e rikthimit të Paul Pogbas në skuadër.

Mesfushori francez në verën e vitit 2016 për 100 milionë euro iu bashkua Manchester United, pikërisht nga Juventus.

‘Corriere dello Sport’ bën të ditur se Juventus do t’i ofrojë Manchester Unitedit para dhe shërbimet e disa lojtarëve, për të arritur deri te Pogba, përcjell lajmi.net.

Manchester United nuk duan të humbasin Pogban për një shumë më të vogël se 170 milionë euro.

Por, plani i Juventusit është mundësia e përfshirjes së lojtarëve në ofertë si Blaise Matuidi, Douglas Costa dhe Joao Cancelo./Lajmi.net/

TAGS