Plani sekret i Apple për të nxjerrë jashtë loje operatorët tjerë celularë

Plani sekret i Apple për të nxjerrë jashtë loje operatorët tjerë celularë

Nuk dihet nëse Apple do të ndërtojë satelitët e saj, apo do të përdorë satelitët ekzistues që janë në orbitë. Interesi i Apple është tek transportimi i të dhënave direkt në pajisjet e saj duke eliminuar varësinë tek operatorët celularë.

Një ekip sekret në zyrat qendrore të Apple po punon për një teknologji të re wireless, e cila mund të transmetojë të dhëna dhe lidhje interneti, raporton Bloomberg.

Prodhuesi i iPhone ka punësuar dhjetëra inxhinierë nga industria e aeronautikës, satelitëve dhe dizajnit të antenave me qëllimin për të zhvilluar një teknologji që transmeton të dhëna nga satelitët tek pajisjet e kompanisë.

Nuk dihet nëse Apple do të ndërtojë satelitët e saj apo do të përdorë satelitët ekzistues që janë në orbitë. Interesi i Apple është tek transportimi i të dhënave direkt në pajisjet e saj duke eliminuar varësinë tek operatorët celularë.

Teknologjia do të ndihmonte kompanitë ti anashkalonte ato dhe të përmirësonte më tutje teknologjinë e gjurmimit. Kujtojmë se në këtë industri po investojnë fuqishëm kompanitë si SpaceX e manjatit Elon Musk dhe Amazon i Jeff Bezos.

Projekti i Amazon do të shohë hedhjen në orbitë të 3,236 satelitëve të rinj që do të ofrojnë qasje global në internet. Ndërsa kompania e Musk, SpaceX, ka hedhur dy satelitët e parë në orbitë të rrjetit Starlink i cili do të përbëhet nga 800 satelitë në total.

Në 2015-ën tentativa e Facebook për të ndërtuar një rrjet të tillë dështoi dhe synonte të ofronte akses në internet në zonat ku mungonte ai fiks si Afrikë dhe Azi.

TAGS