Planifikohet krijimi i makinës SUV, më të fuqishmes ndonjëherë (Foto)

Planifikohet krijimi i makinës SUV, më të fuqishmes ndonjëherë (Foto)

Jaguar F-Pace pritet të kthehet në një “bishë” me 666 kuajfuqi

Lister Cars planifikon të shtojë fuqitë e Jaguar F-Pace, duke shtuar forcën e V8 që është nën kapak, në përpjekje për ta bërë makinën SUV më të shpejtë ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse në treg ka shumë SUV të fuqishëm, që numërojnë numër të madh të kuajfuqive, ky F-Pace i modifikuar, pritet t’ia kalojë Lamborghini Urus me 641 kaujfuqi dhe Jeep Grand Cherokee Trackhawk që ka 707 kuajfuqi.

Për momentin, Lister janë duke pritur që Jaguar ta lansojë modelin e ri V8, pasi nuk duan ta punojnë në versionin e tanishëm V6. Vetura do të quhet F-Pace Lightning dhe pritet të prezantohet gjatë shtatorit, teksa mund të arrijë shpejtësi deri në 335 kilometra në orë.

Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, pritet ta arrijë për tre sekonda, duke e mundur modelin Urus. Po që se ky SUV do të ketë sukseset e pritura, atëherë do të provohet që t’i rritet fuqia dhe të arrijë të prodhojë 1,000 kuajfuqi. /Telegrafi/