6 Mars 2019 / 16:43
Heshtje, edhe pas një jave nga kërkesa e Ministrisë së Transportit të bërë tek Inspektorati Shtetëror për inspektimin e çështjes së platformave të paligjshme në Kanionin e Matkës. Nga Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm thonë se janë në mbikëqyrje të punës së Inspektoratit komunal të urbanizmit se çfarë masa do të ndërmarrin pas kërkesës së dërguar që të veprohet sipas predispozitave të Ligjit për Ndërtim. Nga Komuna e Sarajit thonë se janë duke u përpjekur që të gjejnë një zgjidhje brenda kornizave ligjore dhe se rrënimi i atyre platformave do të jetë opsioni i fundit.
ALSAT
Loading…