Plisave u dështon udhëtimi në Gjilan

Plisave u dështon udhëtimi në Gjilan

Prishtinës i kanë dështuar planet për t’i marrë ‘Plisat’ në Gjilan.

Prishtina do të udhëtojë në Gjilan pa tifozerinë e tyre në ndeshjen që do ta zhvillojnë më 20 prill (e shtune).

Bardhëeklatërit do të jenë pa përkrahësit e tyre, ku kanë marrë konfirmimin zyrtar edhe nga Policia e Kosovës.

Lajmin se nuk do të udhëtojnë në Gjilan, është konfirmuar edhe nga Plisat, duke dhënë edhe arsyet, shkruan lajmi.net.

“Pas lajmërimit tonë që do të udhëtojmë në Gjilan me datën 20(të shtunën), morrëm përgjigje negative nga Policia e Kosovës, me arsyen se stadiumi në Gjilan është duke u rinovuar dhe nuk ka kushte për të dy tifozëritë pasiqë paraqet rrezik për masën në tribuna”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS