Avokatja e palës mbrojtëse në rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë”, Artene Ademi Iseini në deklaratën e saj për Portalb pohon se deri tash provat e nxjerra nga ana e gjykatës, a të propozuara nga ana e Prokurorisë assesi nuk e vërtetojnë as përafërsisht veprat ngarkuese “terrorizëm” dhe aq më pak veprën penale “organizatë terroriste”.
“Përkundrazi, dëshmitarët okular theksojnë kategorikisht se policia ka gjuajtur pa paralajmëruar, policia ka shkaktuar frikë, panikë dhe pasiguri tek qytetarët. Do të dëshmojmë se Komandant Sokoli dhe të tjerët nuk janë terroristë dhe veprimet e tyre nuk përmbajnë elemente të veprave penale terrorizëm, nga neni 394b i kodit penal dhe organizatë terroriste nga neni 394a të KP-së”, tha për Portalb avokatja Ademi- Iseini.
Ajo thotë se për rastin konkret kemi keqpërdorim dhe tejkalim të kompetencave të policisë. “Kur them keqpërdorim konsistojë në urdhëresën për bastisje”.
Sot ka vazhduar seanca e gjyqësore për rastin në fjalë, ku janë dëgjuar dëshmitë e banorëve të lagjes së trimave- Kumanovë. Nga ana tjetër, të dëmtuarit në rastin “lagjja e trimave- Kumanovë”, familjarë të policëve të vrarë, kanë dëshmuar se i bashkëngjiten përndjekjes penale dhe se do të kërkojnë dëmshpërblim.
Përndryshe, të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” në Gjykatën e Shkupit po gjykohen për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015-të në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
Sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Mickoski: Janë lexuar të gjithë skenarët – por ne do të fitojmë
- Xeni e paska një motër zonjë e bukuroshe
- Osmani: Populli shqiptar, model për revolucionarët e shtypur në botë
- Dy persona kanë humbur jetën në një aksident në rrugën Shtip – Koçan
- Kovaçevski: E di ku kemi gabuar, por tani ajo është përparësia ime më e madhe
- Jori me buzë të fryra? Ja sa ndryshe duket nga ajo që jemi mësuar ta shohim
- VMRO-ja, fushatë elektorale në Kriva Pallankë
- Koalicioni VLEN: Tubim qendror të hënën në Sheshin Skenderbeu