Ministri i kulturës Asaf Ademi realizuar një vizitë pune në Gostivar, ku prej së afërmi ka përcjellur provat e shfaqjes së parë të Instituticionit Nacional “Teatri i Gostivarit”.
Ky teatër është duke përgatitur shfaqjen “Nathanii Urtë”, që do të jetë shfaqja e parë e tyre si Institucion Nacional, që u formua para disa muajve pikërisht me vedim të ministrit Ademi. Ai është shprehur i kënaqur nga përgatitjet që po zhvillohen dhe njëkohësisht ka premtuar mbështetje të plotë të Ministrisë së Kulturës për avancimin e punës dhe kushteve të Teatrit të Gostivarit.
Aktorët gostivaras kanë falënderuar ministrin Ademi, duke vlerësuar se me themelimin e Teatrit në këtë qytet është përmirësuar një padrejtësi 40 vjeçare që i është bërë Gostivarit.
“Të gjitha meritat i takojnë ministri Asaf Ademi i cili përmirësoi një padrejtësi që i është bërë qytetit të Gostivarit për më shume se 40 vite, duke qenë qytet i lënë pa teatër”, ka shkruar aktori i njohur Visar Vishka.
Formimi Teatrit të Gostivarit nuk është i rëndësishëm vetëm për këtë qytet por edhe për kulturën shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë. Për qendrën për Kulturë në Gostivar janë ndarë 25 milion denarë, për rikonstruimin e qendrës për Kulturë. Ky investim do të përfshijë edhe rregullimin e hapësirave ku do të funksionoje Teatri i Gostivarit.