Po bie borë-një çokollatë e nxehtë është magjike për shëndetin

Po bie borë-një çokollatë e nxehtë është magjike për shëndetin

Çokollata e nxehtë është një pije shumë e preferuar.

Por shumë stepen ta konsumojnë për shkak të kalorive që mendohet se përmban çokollata e nxehtë, transmeton KK.

Por duke marrë parasysh vlerat shëndetësore që përmban kjo pije e mrekullueshme dhe nëse përzgjidhet çokollata e zezë dhe me pak ose pa fare sheqer, ajo është shumë e mirë për shëndetin tuaj.

Më poshtë po ju sjellim arsyet e konsumimit dhe vlerat e kësaj pije.

Përforcon trurin dhe kujtesën

Studimet kanë treguar se çokollata e nxehtë ndikon në mirëfunskionimin e përgjithshëm të trurit. Flavonidet që gjenden te çokollata e nxehtë rrisin furnizimin me oskigjen të trurit dhe përmirësojnë kujtesën.

Përmban shumë antioksidantë

Bazuar në një studim të kryer Cornell University, çokollata e nxehtë përmban më shumë antioksidantë se sa gjenden në çajin jeshil apo në verë. Gjithashtu në krahasim me çokollatën e ftohtë në copë, çokollata e nxehtë ka më shumë antioksidantë për shkak të nxehtësisë së saj.

Përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore

Çokollata në përgjithësi, përfshirë këtu edhe çokollatën e nxehtë ka një ndikim shumë pozitiv në gjendjen shpirtërore. Ajo ju bën të ndiheni më mirë për shkak të ndikimit që ka në çlirimin e endorfinës.

Përmirëson shëndetin arterial

Falë flavonideve që gjenden në çokollatën e nxehtë, ato ndihmojnë shumë në shëndetin arterial, duke zvogëluar riskun e atakave kardiale dhe duke ndihmuar me enët e gjakut.

Ndihmon në rënien në peshë

Megjithëse mund t’ju duket e çuditshme, është e vërtetë. Çokollata e nxehtë nëse pihet pa sheqer ose me fare pak sheqer dhe me pak ose pa qumësht fare, ka pak kalori shkruan zëri. Nga ana tjetër ajo plotëson nevojat e organizmit për ëmbëlsirë dhe nëse konsumoni çokollatën e nxehtë të zezë, ju do të shmangni konsumimin e ëmbëlsirave të dëmshme për organizmin dukë rënë në peshë.

TAGS