‘’Po mos të kruhesh asnjë s’të përdhunon’’, aktorja i kthehet komentuesit: Ti duhet të varesh

‘’Po mos të kruhesh asnjë s’të përdhunon’’, aktorja i kthehet komentuesit: Ti duhet të varesh

Protestës ndaj abuzimeve seksuale i është bashkuar edhe aktorja Eliona Pitarka, e cila publikoi foto me një pankartë ku shkruhej: Kur fajësoni viktimën bëheni palë me përdhunuesin.



‘’Boll më!!!! Kur fajësoni viktimën, bëheni palë me përdhunuesin! Abuzimi të ndryshon jetën..le të luftojmë ne e ti ndryshojmë jetën abuzuesve duke mos heshtur më. Le të luftojmë ne sot për të gjithë ata që ende e kanë të vështirë të ngrihen e ti japim të gjithë forcën e nevojshme të na bashkohen më të forta se kurrë’’, shkruaj ndër të tjera Eliona.

Mirëpo, ajo që ra në sy ishtë një koment ku shkruhej se: “Po të mos kruhesh asnjë nuk të përdhunon”, duke mbrojtur në këtë mënyrë përdhunuesit.

Ndësa nuk ka munguar një përgjigjie nga aktorja: “Ti duhet te varesh ne mes te qytetit bashke me ate perdhunuesin bastard me kete koment qe ben.”

TAGS