Po trafikonin 2 mln euro kokainë, si i kapi policia italiane dy shqiptarët

Po trafikonin 2 mln euro kokainë, si i kapi policia italiane dy shqiptarët

Policia italiane ka vë në pranga dy shqiptarë moshës 33 dhe 26 vjeç, duke i kapur me një sasi kokaine e cila kapte vlerën e 2 mln eurove.

Media italiane ka raportuar se në pranga ka rënë Lorand Maçi dhe Eduart Çela.

Policia kishte të dhëna se dy shqiptarët kryenin trafik të lëndëve narkotike. Në njërin prej takimeve të shpeshta që bënin dy të rinjtë, policia ka ndërhyrë dhe ka mundur të gjejë 8 kg kokainë të ndarë në disa pako dhe të fshehura brenda një kutie kartoni.

Leonard Maci ishte arrestuar dhe me parë per trafikim të lëndëve narkotike në 2008, ai ishte dhe pronari i një lokali picerie në e zonën e San Leonardo./express