Pochettino ndjenë mungesën e VAR: Për të gjithë njerëzimin ajo ishte penallti

Pochettino ndjenë mungesën e VAR: Për të gjithë njerëzimin ajo ishte penallti

20:31 |

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka komentuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Manchester City.

Spurs janë mposhtur me rezultatin minimal 1:0, në ‘Etihad Stadium’, në përballjen kundër Manchester City.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi nga i riu Phil Foden, i cili shënoi qysh në minutën e 5’ të takimit.

I ngjajshëm

Gjatë pjesës tjetër të lojës, Tottenham Hotspur pati shumë raste për shënim, madje ishte një moment shumë i dyshimtë kur Kyle Walker preki topin me dorë në zonën e Man City.

Sipas trajnerit Pochettino, kontakti i mbrojtësit të Manchester City duhej të referohej si penallti.

“Mendoj se ishte penallti, por ajo nuk u akordua. Në atë aksion, nuk ishte aq konfuze. Michael Oliver po qëndronte prapa duke shikuar” ka thënë Pochettino për ‘beIN Sports’, transmeton lajmi.net.

“Kur nuk është e qartë, nuk është e qartë, por në atë aksion, ishte më shumë se e qartë. Të dy lojtarët luftuan për topin brenda zonës dhe Michael Oliver kishte pozitën fenomenale për të parë se çfarë po ndodhte. Për mua dhe për njerëzimin ajo ishte penallti” ka thënë tutje argjentinasi.

Trajneri i Tottenham Hotspur më herët gjatë këtij sezoni kishte vuajtur një dënim prej dy ndeshjeve pikërisht për shkak të kritikave të shumta për gjyqtaret, në konferencat për shtyp.

Momentalisht, Premierliga nuk aplikon sistemin VAR, por pritet që kjo gjë të ndodh në sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/

[embedded content]

autor: Lajmi.net

20:41 |

TAGS