Pochettino përgatit rikthimin: Gati t’i them ‘po’ një klubi që do të fitojë

Pochettino përgatit rikthimin: Gati t’i them ‘po’ një klubi që do të fitojë

Mauricio Pochettino ka dhënë një intervistë interesante për El Pais.

Ish-trajneri i Tottenham ka folur për dëshirën e tij për t’u kthyer shpejt në drejtim të një klubi dhe për ambicien për ta bërë te një skuadër që ka dëshirë të fitojë diçka.

“Nëse kam dëshirë të kthehem? Nuk e kam humbur kurrë. Ditën pas fundit të një eksperience ke dëshirë të jesh menjëherë para një lojtari dhe të rifillosh”, ka thënë Pochettino.

“Duket sikur ne trajnerët jemi gjithmonë në kërkim të një projekti, por nuk është kështu: duam të gjejmë një klub, një president që ka dëshirë të fitojë. Kur do të vijë një ofertë e tillë, do të them po”.

Po cila do të jetë e ardhmja e Pochettino-s?

“Premier League ka avantazhe komerciale, por edhe La Liga, Seria A, Ligue 1 dhe Bundesliga janë kampionate të rëndësishëm”.

“Përshtatem shumë mirë me Premier, por jam i hapur për sfida të reja dhe hapja e një horizonti të ri mund të më pasurojë dhe të më japë diçka shumë”.