Pochettino: Tottenham duhet të luajnë si Messi

Pochettino: Tottenham duhet të luajnë si Messi

Trajneri i Tottenham Hotspur duket se ka gjetur mënyrën se si duhet të paraqitet skuadra e tij në fushë, kundër Ajax Amsterdam.

Argjentinasi ka shprehur besimin se skuadra e tij duhet të luajë ashtu siç bën Lionel Messi, në mënyrë që të kenë sukses kundër skuadrës holandeze.

“Çfarë mund të them për Messin më shumë sesa kam thënë? Ai është një nga zotët e futbollit” ka thënë Pochettino, transmeton lajmi.net.

“Është e pabesueshme, dëshira dhe kapaciteti për të luftuar me topin në këmbët e tij” ka shtuar ai.

“Sigurisht, nëse luajmë si ai me topin, tregojmë dëshirën që ai pati dje, sigurisht se ne do të kemi shanset tona për kualifikimin në finale. Nëse jo, nuk kemi shans” ka thënë ndër të tjerash Pochettino.

Messi shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme kundër Liverpool, në fitoren 3:0 të Barcelonës, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS