Pochettino, trajner i skuadrës më të madhe italiane

Pochettino, trajner i skuadrës më të madhe italiane
8:48 | 11 Maj 2019

Mauricio Pochettino shumë lehtë karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, nëse vendos të largohet nga Tottenham pas përfundimit të këtij sezoni.

Trajneri argjentinas po gëzon sezonin më të mirë në karrierën e tij, duke kualifikuar skuadrën angleze për herë të parë në histori të klubit në finale të Ligës së Kampionëve.

Suksesi i këtij sezoni, por edhe ngritja e Tottenham në vitet e fundit, ka bërë që jo pak skuadra të shprehin interesim për Pochettinon.

Njëra prej tyre është edhe Juventus. Corriere dello Sport raporton se ‘Zonja e Vjetër’ dëshiron të ulë Pochettinon në stolin e tyre, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin, që pritet të largohet nga Juventus.

Trajneri i Tottenham ka qenë i lidhur edhe me Real Madridin dhe Manchester Unitedin, por këto dy skuadra tashmë kanë për trajner Zinedine Zidanen dhe Ole Gunnar Solskajer./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS