Policia arreston të dyshuarin nga Ferizaj pasi inskenoi grabitjen

Policia arreston të dyshuarin nga Ferizaj pasi inskenoi grabitjen

Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin V.F me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim kishte inskenuar rastin e grabitjes.

Sipas Policisë, i dyshuari V.F. me 19.4.2019,kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes në fshatin Gërlicë duke deklaruar se nga dy persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënim të armëve të ftohta-thika, kanë ndalur automjetin e tij dhe i kanë marrë 50 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në njoftim të Policisë thuhet se hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai, me qëllim se raportimi i këtij rasti do t’i ndihmonte për kërkim të azilit jashtë vendit.

Policia njofton se me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/

TAGS