Policia dhe prokuroria japin detaje për të arrestuarin lidhur me vrasjen në kazino të Lipjanit

Policia dhe prokuroria japin detaje për të arrestuarin lidhur me vrasjen në kazino të Lipjanit

Policia e Kosovës dhe Prokuroria janë deklaruar për zhvillimet e rastit të vrasjes së një personi në një kazino në Lipjan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ka thënë se është arrestuar një person rreth orës 20:00 lidhur me këtë rast.

“Pak më parë është raportuar për arrestimin e një personi të dyshuar i cili ka qenë i involvuar për vrasjen e një personi në një kazino në Lipjan. Policia e Kosovës që nga rasti i vrasjes së atij personi ka ndërmarr veprime të vazhdueshme intensive me qëllim të zbardhjes së rastit. Sonte rreth orës 20:00 një person është arrestuar dhe janë konfiskuar dëshmi relevante lidhur me rastin”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Drejtori Rajonal i Policisë, Rexhep Sirajina theksoi se të arrestuarit i janë konfiskuar dy armë dhe një veturë.

“Pas një pune intensive të njësisë së hetimeve rajonale është arrestuar personi i dyshuar. Kemi marrë masat e nevojshme, është arrestuar personi, janë konfiskuar dy armë dhe prova të tjera materiale, një veturë, që janë pejsë e rastit. Jemi duke punuar ta finalizojmë këtë rast”, ka thënë ai.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka thënë që të dyshuarit i janë gjetur prova të mjaftueshme për vrasjen në Lipjan.

“Kemi arritur që me një punë intensvie të pandalshme ta identifikojmë dhe ta arrestojmë të dyshuarin, të cilit i janë gjetur disa prova materiale që do të shkojnë në ekzaminime, dhe do të merret edhe deklartë që të shikojmë a ka edhe persona të tjerë të involvuar. Edhe pse dy javë kanë qenë të gjata deri sa e kemi identifikuar të dyshuarin, kjo tregon se me një bashkëpunim të mirë mes policisë dhe prokurorisë mund të kemi rezultate të mira, ku në këtë rast ka qenë vepra grabitje me pasoja vrasje”, ka thënë ai./Telegrafi/.

TAGS