Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 37 aksidente trafiku

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 37 aksidente trafiku

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku,  14 prej tyre ishin me persona të lënduar ndërkaq në 23 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime në njerëz.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të publikuar bën të ditur se kanë shqiptuar edhe 1 mijë e 235 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 22 persona. 14 janë dërguar në mbajtje dhe 5 të arrestuarit në vuajtje të dënimit./Telegrafi/

TAGS