Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë e ka shpallur sot në kërkim Dukagjin Ademajn nga fshati Lubovë i Komunës së Istogut.
Ademaj është i kërkuar për 2 raste për vjedhje të rëndë dhe 2 raste tjera për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.
I dyshuari po kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë.