Alsat-M 2019-06-25T15:36:19+02:00
Ia thyen derën për t’i konfiskuar duhanin që e kultivon në tokën e tij. Në disa prej shtëpive në fshatin Luboten sot që në orët e hershme të mëngjesit Policia Financiare me asistencë të njësive speciale të policisë kanë ndërmarrë një aksion, siç thonë kundër kontrabandimit të duhanit të pa përpunuar. Arsyetimi i autoriteteve, sipas banorëve nuk mban. Ata thonë se me këtë punë e sigurojnë kafshatën e gojës. Ndërsa ankohen për mënyrën e ndërhyrjes së policisë.
Dhunë kanë përdorur policia, tek kushëriri im e kanë thyer derën pa bërë thirrje. Duhet të trokitet në derë që të tregohet urdhëresë e bastisjes e jo të goditen dyert, të frikësohen fëmijët që në 5 të mëngjesit, kjo nuk është normale.”
Ka ardhur Ministri i LSDM-së dhe na ka thënë që të punojmë lirshëm, sot i dërgon policinë për të na konfiskuar. Ne këtë e punojmë me fëmijët për të mbetur gjallë, këta vijnë na marrin. Sot tek unë dhe nëpër fshat tek tjerët kanë marr duhanin.”- u shprehën disa nga banorët
Banorët për ta parandaluar këtë aksion bllokuan rrugën e fshatit duke thënë se nuk bëhet fjalë për kontrabandë, por për kultivim të kulturave bujqësore në tokat e tyre. Përderisa rruga u blindua Kryetari i Lubotenit dhe Kryetari i Komunës së Butelit negocionin me eprorët policorë.
Unë dëshmoj se nuk është ilegal por është duhan i tubuar nga e gjithë familja për gjatë vitit, për këtë kemi informuar të gjitha institucionet e vendit dhe shpresoj se së shpejti do të përfundoj kjo golgotë e banorëve dhe do t’i zgjidhim këto çështje përmes rrugës juridike dhe institucionale.”- u shpreh Velimir Smilevski, Kryetar i Komunës së Butelit
Pasi disa orësh të bllokuar, policia financiare vazhdoi ngarkesat e duhanit dhe të makinerive që paketojnë atë. Ndërkaq, uniformat blu siguruan perimetrin që mos të pengohen nga banorët. Kryetari i fshatit, thotë se tokat të cilat i posedojnë janë në pronësi së stërgjyshërve dhe kjo shkakton problem që nuk mundim ti paraqesim për marrjen e subvencioneve apo kontrata për shitje legale.
Çmimin të cilin e jep shteti nuk është i arsyeshëm, mirëpo duhet të punojmë për shkak të mbijetesës. Shteti duhanin e mirë nuk e paguan si të klasës së parë, por gjen arsye për ta paguar më lirë. Nuk jemi të kënaqur aspak, kjo sjell si pasojë që banorët do të detyrohen të gjejnë një treg tjetër.”- theksoi Rexhep Imeri, Kryetari i bashkësisë lokale të Lubotenit
Nga Policia Financiare thonë se për të identifikuar kontrabanduesit presin bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët.
Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale trafik me mall akcize dhe mashtrim doganor, Policia Financiare në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme realizoi një aksion policor në Luboten të Shkupit. Në interes të hetimit nuk mund të japim detaje më të hollësishme.”- deklaroi Drejtoria e Policisë Financiare
“Ky askion policor u ndërmor në kohën kur mblidhet dhe kultivohet duhani, i cili është burimi kryesorë financiar i të gjitha familjeve të fshatit Luboten. Banorët thonë se shteti ua paguan më së shumti 2 euro për kilogram, ndërsa në treg mund ta shesin së paku 5 euro kilogramin e duhanit”
Adnan Qaili
Loading…