22 Janar 2019 / 17:24
Policia financiare i demanton deklaratat e Zoran Azmanov i cili thekson se të punësuarit në Drejtorin e Policisë Financiare kanë dorëzuar dokumentacion zyrtar përfaqësuesve të disa mediave.
“Drejtoria e policisë financiare është pjesë e përbërëse e policisë gjyqësore si organ për ndjekjen e kryerësve të veprave penale nga fusha e krimit financiar si dhe veprave penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare. Policia financiare gjatë kryerjes së obligimeve të saja vepron në pajtim me ligjin për procedurë penale dhe ligjin për policinë financiare dhe në bazë të materialeve dhe dokumenteve të siguruara vazhdon procedurën në bazë të rregullave ligjore”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria e Policisë Financiare.
Nga kjo drejtori hedhin poshtë çfarëdo lloj përzierje të policisë financiare në dorëzimin e dokumentacioneve zyrtare personave jashtë Drejtorisë.
Loading…