8 August 2018 / 16:07
Policia financiare ngriti kallëzim penal kundër Stevço Jakimovskit, ish kryetar i komunës së Karposhit si dhe kundër katër bashkëpunëtorëve të tij të administratës. Ata dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet dhe eventualisht kanë dëmtuar buxhetin komunal për thuajse 600 mijë euro. Denoncimin policia financiare e ka dorëzuar në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion. Stevço Jakimovski pasi e kaloi natën në stacionin policor Prolet, së bashku me katër bashkëpunëtorët e tjerë sot u soll në Gjykatën Penale. Në gjykatë e shoqëruan policë. Gazetarët e pyetën Jakimovskin për një koment të shkurtër mbi rastin, ndërsa ai u përgjigj me të shara.
A mundet një deklaratë?
Shkoni në P.S.
Sipas policisë financiare veprimi i të dyshuarve ka shkaktuar që kompania Alkon Proekt nga Tetova në kundërshtim me ligjin të përvetësojë thuajse 550 mijë euro, ndërsa S.M. Kompani, 46 mijë euro. Sipas policisë financiare Jakimovski si kryetarë i Karposhit në vitin 2012-2013 ka kryer dy prokurime publike, edhe pse e ka ditur që Alkon Proekt nga Tetova në tender nuk ka dorëzuar garanci bankare që mbron komunën nëse kompania nuk e realizon marrëveshjen. Jakimovski në vend që ta shkëpus kontratën dhe ta aktivizojë garancinë për shkak të moskryerjes së punëve në kohë, kompania ka filluar të ndërtojë pa miratim dhe pa një projekt ideor. Jakimovski gojarisht ka dhënë urdhra dhe kontraktori ka ndërtuar jashtë asaj që është paraparë. Por, ish kryetari i komunës në vitin 2016 sipas policisë financiare sërish e ka abuzuar pozitën. Kompania “S.M. Kompani” sërish pa garancinë e nevojshme bankare ka fituar tender nga komuna. Pasi mbrëmë deri në orët e vona të natës policia i bastisi dy shtëpitë e Jakimovskit, ai për mediat shpjegoi për çfarë dyshohet, por fajin për mos aktivizimin e garancisë bankare e hodhi tek administrata për të cilën tha se kanë harruar ta aktivizojnë.
Bojan Stojanovski